Kryemadhi: Rimbursim 5 % të vlerës së shpenzimeve për qytetarët

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime.

Duke publikuar një video ku tregon se si do të ndikojë në pagat e qytetarëve programi i LSI-së për rimbursimin 5 % të vlerës së shpenzimeve, Kryemadhi tha se, “të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës”.

“Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5 % të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, theksoi Kryemadhi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.