ITALI – 20 499 raste infektimi nga COVID-19, shtohen shtrimet në spital

ROMË, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në Itali u raportuan 20 499 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga dje që ishin 19 886, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Viktimat janë 253, nga 308 dje.

Shkalla e pozitivitetit ka shënuar një rritje me 0,7 %, duke shkuar në 6,3%.

Gjithsej, janë 2 194 pacientë të shtruar në kujdes intensiv, me një rritje prej 26 njësish, krahasuar me dje. Pranimet ditore në kujdesin intensiv ishin 188.

Në pavijonet e zakonshëm, janë 18 292 pacientë, 35 më shumë se dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.