GREQI – Sërish rritje e infektimeve nga COVID-19, 1 790 raste në 24 orët e fundit

ATHINË, 26 shkurt /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmuar sot 1 790 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat gjashtë u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Numri i përgjithshëm i infektimeve, që nga fillimi i pandemisë, është 188 201.

Në shtatë ditët e fundit, 62 raste të konfirmuara kanë në lidhje me ushëtimet nga jashtë dhe 2 462 me raste tashmë të konfirmuara.

Aktualisht, në kujdesin intensive (ICU) në nivel kombëtar ndodhen 371 pacientë në ventilator.

EODY konfirmoi, gjithashtu, edhe 29 vdekje të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çon numrin e tyre të përgjithshëm në 6 439./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.