FOTO-Rindërtimi në Krujë/ Shkolla dhe kopshti “Kastrioti” në Derven më e madhe dhe më e fortë

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, do të presin së shpejti nxënësit dhe fëmijët me hapësira më të mëdha dhe më të bukura se më parë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotogaleri nga punimet me ritme të larta që po kryhen për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Kastrioti” në Derven të Krujës.

“Kjo është shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e fort. Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”, shprehet Rama.

Në kuadër të programit të rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane, do të jenë gati brenda vitit 2021.

/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.