FOKUS – SHBA kryesoi shpenzimet globale të mbrojtjes për vitin 2020

LONDËR, 26 shkurt /ATSH-AA/ – SHBA-ja vazhdon të kryesojë si shpenzuesi më i madh në mbrojtjen globale edhe për vitin 2020, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), thuhet në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Londrës për Studimet Strategjike (IISS).

IISS thekson se shpenzimet e përgjithshme ushtarake arritën në 1,83 trilionë dollarë vitin e kaluar, që është një rritje prej 3,9% nga viti 2019.

“Rritja vjen pavarësisht nga pandemia e koronavirusit dhe tkurrja e cila pasoi në prodhimin e ekonomisë globale”, theksoi IISS.

Kina, India, Britania e Madhe dhe Rusia ishin ndër shpenzuesit më të mëdhenj që radhiten pas SHBA-së.

“Rritja në buxhetet e mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës përbën pothuajse dy të tretat e rritjes totale të shpenzimeve globale në vitin 2020. Buxheti i mbrojtjes të SHBA-së ishte më i lartë me 6,3% në vitin 2020 ndërsa rritja e Kinës u ngadalësua me 5,2% në vitin 2020 nga 5,9% sa ishte në vitin 2019”, thuhet në raport.

Gjithashtu, shpenzimet e anëtarëve të NATO-s u rritën me gati 20% që nga viti 2014, menjëherë pasi Rusia ndërhyri në Ukrainë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.