COVID-19 – SHBA: G20-a të vazhdojë mbështetjen për ekonominë e saj

UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u kërkoi sot vendeve të G20-s të vazhdojnë të japin mbështetje për ekonomitë e tyre, prekur nga pandemia, nëpërmjet planeve të rimëkëmbjes dhe të mos i nderpresin shumë herët ndihmat e tyre për familjet dhe bizneset.

“U kërkoj vendeve të G20-s të vazhdojnë të marrin masa buxhetore dhe financiare të rëndësishme dhe të shmangin ndërprerjen e mbështetjes shumë herët”, theksoi ajo.

“Nëse ka një kohë për të menduar mirë, kjo është ajo”, deklaroi Janet Yellen në një letër drejtuar kolegëve të G20-s në kuadër të të takimit të tyre virtual.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u kërkoi gjithashtu vendeve të G20-s të rrisin mbështetjen e tyre për vendet e varfëra, për t’i ndihmuar ata të furnizohen me vaksina me qëllim që t’i mundësojnë ekonomisë globale të rimëkëmbet./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.