Zgjedhjet e 25 prillit/ Norman: Partitë politike të sigurojnë që kandidatët të mos jenë të përfshirë me krimin ose korrupsionin

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ “Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin”, apeloi sot ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.

Me anë të një reagimi ambasadori Norman u shpreh se, afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit është shumë pranë.

“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë”, tha Norman.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.