Programi i PD-së për energjinë/ Balluku: Nuk ul çmimin, vetëm shton abuzimin

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, reagoi sot ndaj programit të Partisë Demokratike së për energjinë, ndërsa theksoi se, “Luli premton kthimin në hajdutërinë e CEZ”.

Balluku shprehet se, “sistemi i vjetër me fasha, i zbatuar nga PD, në vitet 2008-2013 prodhoi vetëm manipulim dhe vjedhje të energjisë”.

“Në 2015 ne ulëm çmimin nga 13.5 lekë në 9.5 lekë/kWh. Ulje me rreth 40 % për abonentët familjarë”, tha ajo.

Sipas saj, propozimet e PD-së, “nuk e ulin çmimin, vetëm shtojnë abuzimin”.

Ministrja theksoi se, “me sistemin e sotëm të faturimit të energjisë të gjithë konsumatorët janë të barabartë”.

“Janë subvencionuar drejtpërdrejt konsumatorët në skemat e mbështetjes sociale, familjet në asistencë, pensionistët e vetëm, persona me aftësi të kufizuar e shoqëruesit e tyre dhe punonjësit publikë me pagë më të ulët se 35 mijë lekë në muaj”, tha ajo.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.