OBSH: Covid-19 i tejzgjatur të jetë prioritet i autoriteteve shëndetësore

KOPENHAGË, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Covid-19 i tejzgjatur, që ka prekur në mënyrë misterioze një numër domethënës të sëmurësh, duhet të ketë rëndësinë më të madhe për të gjitha autoritetet shëndetësore në botë, bëri thirrje sot dega europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ky është një prioritet i qartë për OBSH-në dhe i një rëndësie të lartë. Kështu duhet të jetë për të gjitha autoritetet shëndetësore”, konfirmoi Hans Kluge, drejtor i organizatës shëndetësore në një konferencë shtypi.

Personat që vuajnë nga simptomat për një periudhë të gjatë duhet të dëgjohen nëse ne dëshirojmë të kuptojmë pasojat afatgjata dhe shërimin nga COVID-19″, nënvizoi ai.

Ndërsa disa studime kanë filluar të zbulojnë pasojat, ne ende nuk e dimë me të vërtetë pse disa pacientë me COVID-19 shfaqin simptoma të tilla si lodhje ekstreme, vështirësi në frymëmarrje ose nganjëherë çrregullime shumë të rënda neurologjike dhe kardiake për muaj me radhë.

“Përgjegjësia është reale dhe domethënëse, rreth një në 10 pacientë me COVID-19 mbetet i sëmurë pas 12 javësh, dhe shpesh për shumë më gjatë”, theksoi Kluge gjatë konferencës  për shtyp të OBSH-së në Europë, e përqendruar jashtëzakonisht te Covidi “i gjatë”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.