Në 2013-ën 60 mijë biznese të vogla, sot 100 mijë/ Rama: Do rriten më shpejt se asnjëherë më parë në mandatin e tretë

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ “Në 2013-ën ishin 60 mijë biznese të vogla, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në mandatin e tretë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri iu referua lehtësive fiskale ndaj biznesit të vogël, ndërsa publikoi foto nga takimet me përfaqësues të biznesit të vogël në Berat.

“Tatim fitimi ZERO, Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla”, tha Rama.

Kryeministri Rama zhvilloi mesditën e sotme takime me disa biznese të qytetit të Beratit, ku në mënyrë të veçantë u ndal në lehtësitë e politikës fiskale që ka ndërmarrë qeveria, si asnjëherë më parë në mbështetje të sipërmarrjes.

/m.m//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.