COVID-19 – BM ul nivelin e gatishmërisë ndaj pandemisë

LONDËR, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Autoritetet shëndetësore britanike vendosën sot të ulin nivelin e gatishmërisë në lidhje me pandeminë COVID-19, ndërsa rrezikun i vënies nën presion i spitaleve po reduktohet.

“Nga pesë, maksimumi i tij, niveli i gatishmërisë është zhvendosur në katër”, njoftuan në një deklaratë të përbashkët krerët e shëndetësisë së katër kombeve përbërëse të vendit (Angli, Skoci, Uells, Irlanda e Veriut).

“Kërcënimi i përmbytjes së shërbimit shëndetësor kombëtar ose shërbimeve të tjera shëndetësore brenda 21 ditësh është tërhequr”, thanë ata.

Megjithatë, ekspertët paralajmëruan se nuk duhet ulur vigjilenca, sepse nivelet e transmetimit, presioni mbi spitalet dhe vdekjet mbeten në një nivel të lartë.

Të ballafaquar me një rritje të papritur të infektimeve, që i atribuohet një varianti më ngjitës, autoritetet britanike dekretuan bllokimin e përgjithshëm në fillim të janarit.

Disa rajone si Londra janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit.

BM është vendi më i prekur në Europë nga pandemia, me më shumë se 121 000 të vdekur./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.