TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Bankat rritën të ardhurat nga interesat gjatë vitit 2020.
Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat neto nga interesat në 2020 arritën në 42.8 miliardë lekë.
Fitimi i bankave shënoi një rritje prej 2.7 % më shumë krahasuar me vitin 2019.
Sipas ekspertëve rritja e kreditimit dhe ulja e shpenzimeve për depozitat ndihmoi bankat në një rezultat pozitiv nga interesat gjatë vitit 2020.
/j.p/r.e/
