AMSTERDAM, 25 dhjetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha sot se vaksinat COVID-19, që duhet të përshtaten për të kundërshtuar variantet e reja të koronavirusit të ri, nuk do të përballen me pengesa të mëdha në licencimin e tyre.
“Një përbërës aktiv i modifikuar nuk do të duhet t’i nënshtrohet sërish të gjithë procesit të autorizimit, nëse vaksinës-mëmë i është dhënë tashmë autorizimi i marketingut në BE”, tha EMA, ndërsa prezantoi udhëzimet e saj për prodhuesit e vaksinave të modifikuara.
“Të tri vaksinat e miratuara në BE janë efikase kundër shtameve të reja, sipas të dhënave të disponueshme deri më tani”, shtoi ajo.
“Sidoqoftë, agjencia theksoi se me mutacione të vazhdueshme dhe variante të reja që shfaqen, vaksinat e autorizuara mund të kenë nevojë të përshtaten, me kohë, për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme./ /ervo/