100 arritje në 4 vite/Rama: 90% e bizneseve kanë tatimin mbi fitimin 0%

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Në mbështetje të bizneseve qeveria ka marrë një sërë nismash që synojnë një sërë lehtësish fiskale.

Bizneset janë çliruar nga tatim mbi fitim, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve. Shqipëria si asnjë vend tjetër do të jetë pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” se, sa përqind e bizneseve nuk paguajnë tatimin mbi fitim 29% apo 90%?

Përgjigja e saktë është 90% e bizneseve kanë tatimin mbi fitim 0%.

 

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.