“100 arritje në 4 vite”/ Nga 18 % në 2013, norma e papunësisë zbriti në 11 % deri në 2020

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Që prej vitit 2013, norma e papunësisë në vendin tonë ka ardhur gjithnjë duke rënë dhe ka shënuar edhe nivelin më të ulët në rajon.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 arritje në 4 vite” se, në sa për qind ka zbritur norma e papunësisë që prej vitit 2013 deri në vitin 2020.

“Nga 18 % në 2013, në sa për qind ka zbritur norma e papunësisë deri në vitin 2020, 11 % apo 17.3 %? – pyet Rama.

Përgjigja e saktë është që norma e papunësisë deri në vitin 2020 ka zbritur në 11 %.

 

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.