U vaksinua pa radhë, nën hetim kryebashkiaku

HALLE, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Policia kontrolloi zyrën e kryetarit të bashkisë në Halle, në Gjermaninë Qendrore si pjesë e një hetimi pse ai mori vaksinën e koronavirusit më herët sesa duhej, deklaruan autoritetet.

”Kryebashkiaku Bernd Wiegand, i cili nuk është anëtar i një partie politike, akuzohet për sigurimin e një vaksinimi, në shkelje të rendit të vaksinimit siç përcaktohet nga qeveria federale”, theksoi prokurori vendas.

Vaksinat Covid-19 janë ende shumë të kufizuara në Gjermani, e cila po i jep përparësi grupeve në rrezik siç janë të moshuarit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në fazat e hershme të fillimit të tij. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.