TURQI – Arrestohen 130 ushtarakë pas dyshimeve për aktivitete terroriste

ANKARA, 24 shkurt /ATSH-AA/ – Forcat turke të sigurisë arrestuan 130 ushtarakë në operacionet e përqendruara në provincën perëndimore të Izmirit nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Operacionet u ndërmorën në 47 provinca të vendit ndërsa Kryeprokuroria Publike në Izmir lëshoi urdhër arresti për gjithsej 148 të dyshuar, 103 prej të cilëve ishin në detyrë aktive.

”Në mesin e të kërkuarve në operacion kundër pretendimeve për praninë e FETO-s brenda Forcave të Armatosura Turke ishte një kolonel, si dhe togerë, majorë, kapitenë, rreshterë dhe rreshterë specialistë”, sipas Zyrës së Prokurorit.

Dymbëdhjetë nga të dyshuarit u përkisnin forcave tokësore, ndërsa 47 ishin nga forca ajrore, 18 nga marina, 38 nga xhandarmëria dhe 19 roja bregdetare, ndërsa 14 nga të dyshuarit ishin të diplomuar në shkolla ushtarake që u shpërndanë pas përpjekjes për grusht shteti./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.