KALIFORNI, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mbajtja nën kontroll e kushteve tuaja shëndetësore, të paktën ato themelore, është një trend në rritje, edhe për shkak të pandemisë.
Pajisjet që vishen, të tilla si Apple Watch Series 6 dhe Galaxy Watch 3, ju lejojnë të matni nivelet themelore të oksigjenit në gjak, parametrin SpO2, i cili është ndër më treguesit e një gjendje jo optimale të frymëmarrjes.
Kompania Samsung ka prezantuar pas një periudhe prove në Korenë e Jugut dy opsione që rregullojnë menaxhimin personal të kujdesit shëndetësor.
Ju tashmë mund të shkarkoni përditësimin e aplikacionit Samsung Health Monitor për të matur presionin tuaj të gjakut dhe elektrokardiogramën (EKG)./ /os/