Regjistrimi i markës/ Denaj: Mbron biznesin dhe siguron autenticitet në treg

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, u shpreh se, “regjistrimi i markës, mbron biznesin dhe siguron autenticitet në treg”.

Ministrja solli shembullin e doktor Edison Shimajt, me përvojë 6-vjeçare në fushën e ortodoncisë digjitale. Edisoni ka sjell për të parën herë në Shqipëri, teknologjinë e drejtimit të dhëmbëve me algerina transparente.

“Falë investimeve filloi linjën e prodhimit, duke regjistruar dy markat e tij iClear dhe iDental në vitin 2020”, tha Denaj.

“Regjistrimi i markave dhe mbrojtja e tyre janë një domosdoshmëri për sipërmarrjen shqiptare në të gjitha fushat që ata operojnë”, theksoi ministrja Denaj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.