Premtimet e Bashës në vite për energjinë/ Gjiknuri: Çmimi i madh fiton biletë falas në linjën e tramit Kinostudio-Kombinat, se çfarë do thotë në 2021

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Damian Gjiknuri (@gjiknuri.damian)

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri publikoi sot një video ku tregohen premtimet në vite të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për energjinë ndaj familjeve në ndihmë ekonomike.

“Familjet në ndihmë ekonomike, deri në 200 kilovat do t’i paguajë shteti”, premtonte Basha në 2016-ën.

“Pagesë e energjisë elektrike deri në 300 kilovat për çdo familje”, premtonte Basha në 2017-ën.

Gjithashtu Basha premtonte sërish në 2017, “të ulim që ditën e parë me 300 lekë për litër (kilovat!?) çmimin e energjisë”.

“Çfarë do të thotë Basha në 2021-n, 250 kilovatë, 250 litër, 400 kilovatë apo 400 litër? Çmimi i madh fiton një biletë falas në linjën e tramit Kinostudio-Kombinat”, thekson Gjiknuri në videon e publikuar.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.