Nis ndërhyrja në lumin Drin pranë Bërdicës/ Mbrojtje tokës bujqësore nga përmbytjet

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nis ndërhyrjen në lumin Drin në zonën e Bërdicës (Shkodër), për të mbrojtur tokën bujqësore nga përmbytjet dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, u shpreh se, “reshjet intensive të kohëve të fundit patën ndikimin e tyre jo vetëm në daljen e ujit në sipërfaqe, por duke krijuar probleme edhe në infrastrukturën tonë ujore”.

Ekonomi tha se, “emergjente ishte nevoja e ndërhyrjes në lumin Drin në zonën e Bërdicës (Shkodër), ku erozioni ka shkaktuar humbjen e tokave bujqësore për dhjetëra familje”.

MBZHR në kuadër të projektit “WRIP Water Resources Irrigation” të Bankës Botërore ka nisur punën në këtë pikë kritikë për të mbrojtur tokën bujqësore dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.