Mediu arrin marrëveshje me Bashën, bashkë në zgjedhjet e 25 prillit

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu janë dakordësuar sot që të garojnë në lista të përbashkëta në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një prononcim për mediet pas nënshkrimit të marrëveshjes, Mediu tha se, “kjo marrëveshje ka dy ditë që negociohet dhe plotëson të gjitha marrëdhëniet e domosdoshme opozitare për të pasur një koalicion funksional dhe fitues në zgjedhjet e 25 prillit”.

“Është konsideruar çdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më active çdo parti dhe çdo kandidat në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe në 25 prill të fitojnë shqiptarët”, tha Mediu duke shtuar se marrëveshja përcakton raportet e partive politike.

“Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, qëndrimet që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ në bazë të të dhënave të kësaj marrëveshje edhe raportet politike të çdo partie politike”, u shpreh Mediu.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.