ITALI – “Generali” 3,5 miliardë euro investime për ekonominë europiane

MILANO, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – Numri një i sigurimeve në Itali “Generali” njoftoi sot një plan investimi prej 3,5 miliardë euro në pesë vjet për të mbështetur sektorët e ekonomisë europiane të goditur nga pandemia e koronavirusit.

”Kjo iniciativë, e quajtur ”Fenice 190”, u ndërmor me rastin e 190-vjetorit të kompanisë së sigurimeve për të shënuar lidhjen mes shkoqërisë dhe rajoneve ku ajo ka lindur”, sipas një komunikate të grupit.

Plani do të fillojë në Itali, Francë dhe Gjermani përpara se të shtrihet në vendet e tjera europiane ku kompania e sigurimeve “Generali” është e pranishme.

Në vitin 2020, më shumë se një miliard euro janë kushtuar veçanërisht në mbështetje të PME-ve, goditur nga kriza shëndetësore.

“Kjo shumë do të jepet për projekte që variojnë nga strehimi ekologjik te infrastruktura, me theks të veçantë në teknologjinë digjitale, shëndetin dhe tranzicionin e energjisë”, shpjegon grupi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.