HOLANDË – Sekuestrohet një sasi rekord heroine

LONDËR, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Policia britanike, belge dhe holandeze sekuestroi më shumë se 1,5 tonë heroinë në portin e Roterdamit, vendi më i madh i drogës në Holandë.

Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe (NCA) tha sot se ngarkesa ndodhej në fuçi të mbushura me kripë Himalaje.

Ajo shtoi se ngarkesa vlente 150 milionë euro në treg.

NCA-ja e përshkroi atë si “transportin më të madh ndonjëherë të heroinës në Holandë”.

“Përmes marrëdhënieve të forta me partnerët tanë holandezë dhe belgë, ne kemi shënjestruar kriminelët që transportojnë dërgesa të tilla”, tha zëvendësdrejtori i NCA-së, Matt Horne.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerët këtu dhe jashtë për të synuar kriminelët që ndjekin fitime ndërsa dominojnë dhe frikësojnë komunitetet”, theksoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.