GREQI – Sërish rritje e shifrave COVID-19, spitalet nën presion

ATHINË, 24 shkurt /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 1 913 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat pesë u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve, që nga rasti i parë në Greqi, në 184 686.

Nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 55 janë të lidhura me udhëtimet hyrëse dhe 2 578 me infektime tashmë të konfirmuara.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 28 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga fillimi i pandemisë në 6 371.

Numri i pacientëve të intubuar në spitale është 357.

Komitetit Shkencor, përgjegjës për shtretërit e njësive të kujdesit intensiv në spitalet publike, vuri në dukje se Athina aktualisht po përjeton presionin më të madh në spitale.

Shtretërit në kujdesin intensive në Atikë janë 90 % të zëna, pasi rajoni po vëren barrën më të lartë epidemiologjike, sipas ministry të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.