GJERMANI – Ekonomia rritet në TIV 2020 pavarësisht pandemisë

BERLIN, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Ekonomia gjermane u rrit 0,3%, edhe pas disa lëkundjeve në tremujorin e katërt të vitit 2020, sipas të dhënave të qeverisë për tremujorin e fundit të vitit.

Zyra Federale e Statistikave (Destatis) ka rishikuar vlerësimin e saj të mëparshëm të rritjes prej vetëm 0,1% për tre muajt e fundit të vitit 2020.

Destatis gjithashtu dha lajme më të mira në lidhje me deficitin e shpenzimeve të Gjermanisë në vitin 2020, megjithëse pandemia ende është ”futur thellë” në arkat e shtetit.

”Borxhi neto i qeverisë vitin e kaluar arriti në 139,6 miliardë euro (169,7 miliardë dollarë)”, theksoi Destatis.

Ky ishte deficiti i parë financiar i vendit që nga viti 2011 dhe i dyti më i lartë që nga ribashkimi gjerman pas vitit rekord 1995, kur borxhi i Gjermanisë Lindore u integrua në buxhetin e qeverisë qendrore. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.