BRUKSEL, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi se ka filluar shqyrtimin në kohë reale të të dhënave mbi antitrupin monoklonal “regdanvimab”, i njohur gjithashtu si CT-P59, për trajtimin e COVID-19.
“Vendimi bazohet në rezultatet paraprake të një studimi, por është shumë herët për të nxjerrë përfundime mbi ekuilibrin përfitim-rrezik të ilaçit”, sqaroi EMA .
Rishikimi në kohë reale do të vazhdojë derisa të ketë prova në dispozicion për të mbështetur një kërkesë zyrtare për autorizim.
Më 1 shkurt, EMA nisi të njëjtën procedurë, ende të papërfunduar, për kombinimin e dy antitrupave të tjerë të markës “Roche”./ /ervo/
