COVID-19 – Estonia regjistron sërish rekord rastesh ditore

RIGA, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Numri i infektimeve të reja ditore COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1 000 për të dytën herë rradhazi, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Talin, sot u regjistruan 1 096 raste në 24 orët e fundit, një ditë që përkon edhe me 103-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Pas një rënie të përkohshme, infektimet e reja arritën nivelin e dytë më të lartë pas një rekordi prej 1 104 rastesh më 7 janar.

Ekspertët e shëndetit paralajmëruan se Estonia pritet të përballet me një mars dhe prill të vështirë, duke bërë që qeveria të forcojë kufizimet e COVID-19 në fillim të kësaj jave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.