BERLIN – Gjermania zgjat misionin në Afganistan

BERLIN, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjermania, kontigjenti i të cilës në Afganistan, është i dyti pas atij të SHBA-së, ka vendosur të zgjasë deri më 31 janar 2022 misionin ushtarak në këtë vend nën drejtimin e NATO-s.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave duhet të miratohet ende nga Bundestag, Dhoma e Ulët e Parlamentit.

“Negociatat e paqes mes qeverisë afgane dhe talebanëve, nuk do të përfundojnë para fundit të muajit mars, përfundimi i mandatit vjetor gjarman”, ishte shprehur më herë kreu i diplomacisë gjermane Heiko Maas për të justifikuar zgjatjen e misionit.

“Ky është shkaku që ne kemi përgatitur skenarë të ndryshëm duke përfshirë këtu me një mandat të ri të Bundestag”, shtoi ai.

Gjermania, që numëron rreth 1 100 ushtarë në veri të vendit, merr pjesë në misionin e trajnimit të NATO-s, Resolute Support (RSM).

SHBA-ja, nga ana e saj numëron rreth 2 500 trupa në vend, pas reduktimit të vendosur nga ish-presidenti, Donald Trump.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, kontigjentet e shteteve të angazhuara në Afganistan duhet të jenë larguar nga vendi në 1 maj 2021./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.