Vlerësim i DASH për Dvoranin/ Calavera: BE në mbështetje të Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Genoveva Ruiz Calavera, ish-shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), e emëruar nga Komisioni Europian si drejtore e përgjithshme e departamentit të Interpretimit (SCIC), ka uruar Ardian Dvoranin për vlerësimin e marrë nga DASH si një nga 12 personalitetet në botë “kampionë” në luftën kundër korrupsionit.

“Urime !!! Guximi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve është kyç për përparimin në luftën kundër korrupsionit. BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për forcimin e shtetit të së drejtës, të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë baza të shëndosha për zhvillimin ekonomik”, shprehet ajo.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi gjyqtarin dhe anëtarin e KED, Ardian Dvoranin mes 12 Kampionëve Kundër Korrupsionit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.