Stevie Wonder i thotë lamtumirë SHBA-së, shpërngulet në Gana

NJU JORK, 23 shkurt /ATSH-ANSA/ – Stevie Wonder do të shpërngulet në Gana: artisti fitues i shumë çmimeve muzikore e njoftoi vendimin e tij në një intervistë me gazetaren dhe prezantuesen televizive, Oprah Winfrey, duke e shpjeguar vendimin e tij me trazirat politike në SHBA.

“Dua ta shoh sërish këtë komb duke buzëqeshur dhe dua ta bëj para se të nisem për në Gana, sepse do ta bëj”, tha ai, duke sqaruar se shpërngulja e tij do të ishte përfundimtare.

“Nuk dua që fëmijët e fëmijëve të fëmijëve të mi të thonë: Oh të lutem, më vlerëso! Të lutem më respekto! Të lutem, e di që unë jam i rëndësishëm, të lutem më vlerëso! Çfarë do të thotë kjo?”, shtoi ikona e pop-it, i njohur për hitet e tij “You are the sunshine of my life” dhe “I just called to say I love you”.

Wonder, me origjinë nga Michigan, mësoi të luante në piano, bateri dhe harmonikë në moshën 9-vjeçare dhe nënshkroi një marrëveshje me “Motoën” në 1961.

Që atëherë, ai ka fituar 25 çmime “Grammy”, njohja më e madhe në fushën muzikore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.