Punësimi u rrit me 3 % në sistemin bankar në vitin 2020

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Punësimi në sektorin bankar ka shënuar rritje krahas konsolidimit të qëndruejshëm të tij, në këtë vitet e fundit.

Në fund të vitit 2020, në sektorin bankar numërohen 6558 të punësuar, në rritje me 3 % krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur Shoqata Shqiptare e Bankave.

Sektori bankar në Shqipëri është i mirëkapitalizuar dhe në sajë të masave rregullatore të ndërmarra, ka arritur të shmangë efektet negative nga pandemia Covid-19.

Treguesit kryesorë të këtij sektori, qëndrojnë në nivele të pritshmërisë së Bankës së Shqipërisë, ku ndër më kryesorët janë rënie me 0,3 % e raportit të kredive në 2020 rritja e fitimit të bankave dhe shifrat pozitive të depozitave dhe kreditimit.

Në vendin tonë operojnë 12 banka që kanë 416 degë të shtrira në zonat urbane dhe rurale të Shqipërisë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.