Ndriçim artistik/ Rama: Nuk është Game of Thrones, por Kalaja e Beratit


TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, është ndriçuar duke rifituar madhështinë që ka ky monument nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga nga kalaja e Beratit, nën efektin e ndriçimit të ri, që nxjerr më në pah madhështinë e saj në orët e mbrëmjes.

“Nuk është Game of Thrones, po Kalaja e Beratit pas përfundimit të projektit të ndriçimit artistik”, tha Rama.

Kalaja e Beratit është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.