“Laçi është një histori e re ndërtimi nga themelet”/ Braçe: Është koha për të vlerësuar punën

TIRANË, 23 shkurt /ATSH – I. Vata/- “Laçi është një histori e re ndërtimi nga themelet”, deklaroi sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa theksoi se procesi i rindërtimit vazhdon.

Braçe shprehet se “nuk e di historinë e vjetër të ndërtimit të tij, por kjo e reja e ndërtimit nga themelet nis çdo mëngjes”.

“Ujësjellës për 24 orë ujë, kolektor qendror e kanalizime për të mos u përmbytur më, shkolla të reja për cilindo që do te dijë e të ndërtojë të ardhmen, spital i ri për të moshuar e të rinj, shtëpi të reja e të patundshme më nga tërmeti, rrugë, çdo rrugë e hapur e në ndërtim, urbanizim, pallate të trashëguara në rigjenerim, sheshe e parqe për gjithkënd, çdo gjë po bëhet nga e para, nje qytet siç duhet të jetë e për te gjithë”, shprehet ai.

Braçe shton se nuk di nëse Sali Berisha do ua kishte bërë këto vepra, por është fakt, sipas tij, se në 6 vitet e para e 8 vitet e dyta të pushtetit të tij të gjatë, nuk bëri asgjë nga këto.

“Le të çohet cilido e t’i mohojë. Ndaj, është koha për të vlerësuar punën, kurrë më gënjeshtarët. Me ata fituan një grusht njerëzish të privilegjuar nga pushteti i Sali Berishës, me ne po fiton qyteti i gjithi. Unë jam shumë i lumtur që çdo të martë shoh si ndërtohet qyteti, shumë mirënjohës çdo punëtori, shumë krenar edhe për FSHZH, Ministrinë e Infrastrukturës, procesin e rindërtimit”, shprehet ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.