TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka dhënë lajmin e shumëpritur për banorët që humbën shtëpitë në lagjen “Lugina”.
Të gjithë banorët e kësaj lagje që kanë humbur shtëpitë shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre të re, pasi ka nisur ndërtimi i pallateve.
Ai shton se certifikatat e pronësisë do të shpërndahen nga bashkia e Shijakut në bazë të vlerësimit të dosjeve.
Më pas apartamenti do të jetë në pronësi të kryefamiljarëve.
Arbana tha se, “rindërtimi nuk është vetëm proces, ai është ndjesi, është ëndrra që po i realizohet familjeve, është shpresë për një të ardhme më të mirë. Kryeministri Rama ka dhënë mbështetjen e tij maksimale për Rindërtimin e Shijakut”.
/m.m//a.a/r.e/