ITALI – 13 314 raste të reja dhe 356 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

ROMË, 23 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në Itali janë konfirmuar sot 13 314 raste të reja COVID-19 dje 356 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë italliane të Shëndetësisë.

Norma e pozitivitetit për rastet e reja është në 4,4%, e krahasuar me 5,6% dje.

Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv janë 2 146, me 28 më shumë se dje.

Nga ana tjetër, pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 18 295 (+140).

Rastet pozitive aktuale kanë filluar të rriten sërish duke arritur në 387 948 (+45 krahasuar me dje).

Totali i personave të shëruar është 2 347 866 (+12 898).

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 96 348./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.