Euroizimi i sektorit bankar shënoi rënie në 6-mujorin e dytë 2020

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Euroizimi i sektorit bankar ka shënuar rënie në 6-mujorin e dytë të vitit 2020

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, “gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, pjesa më e madhe e treguesve që lidhen me veprimtarinë bankare, kanë njohur përmirësim krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të kaluar, duke sinjalizuar një përdorim më të ulët të valutës”.

“Nëse vlerësohet vetëm ecuria e treguesve të sektorit bankar, duket sikur efekti i masave të zbatuara nga Banka e Shqipërisë është ndjerë gjatë vitit 2020”, thekson BSH-ja.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pasha e depozitave në valutë ndaj totalit, zbriti në 50,9 %, çka përbën edhe nivelin më të ulët që prej tremujorit të parë të vitit 2019.

Ndësa sa i takon kreditimit në valutë ndaj totalit, ajo u ul në nivelin 50,4 % krahasuar me 6-mujorin e dytë 2019.

Në vitit 2017, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, ku institucioni u angazhua me një paketë masash për të ulur përdorimin e lartë të euros (euroizimin) në ekonomisë shqiptare dhe forcuar pozitat e monedhës vendase, lekut.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.