Seanca plenare/ Kuvendi diskuton 4 projektligje dhe disa projektvendime

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të hënë në seancë plenare.

Në rendin e ditës janë 13 pika, ndër të cilat diskutimi për projektligjin për pajisjen me karta identiteti pa afat skadimi për ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç. Kjo marrëveshje pritet të votohet sot nga e cila do të përfitojnë mbi 150 mijë të moshuar. Nisma është hartuar nga një pune nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe u diskutua disa ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.

Po ashtu gjatë seancës pritet dhe publikimi i raportit për veprimtarinë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2020.

Po ashtu Kuvendi do të shqyrtojë raportin  për veprimtarinë vjetore të Aleancës së Grave Deputete për vitin 2020.

Në rendin e ditës është edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081 datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFW Frankfurt AM Main (KfW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektvendimin “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021” dhe “Për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.