Seanca/ Kuvendi miraton 4 projektligje, rrëzohet dekreti i Metës për prokurorimet

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare ku u miratun pr/ligjet në rendin e ditës.

Kështu sot u miratua me 86 vota pro, 14 kundër dhe 8 abstenime projektligji “Për një ndryshim në ligjin “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenime projektligjin “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”.

Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenime projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”.

Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 6 kundër dhe 7 abstenime projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe Frankfurt AM Main (KfW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 12 kundër dhe 6 abstenime projektvendimin “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenime projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenime projektvendimin “Për zgjedhjen e Petrit Rukës, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar”.

Kuvendi miratoi me 96 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenime projektvendim “Për zgjedhjen e Mevlan Shanajt, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 11 kundër dhe 8 abstenime projektvendimin “Për zgjedhjen e Ardita Reçit, anëtare e Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar.

Kuvendi rrëzoi me 11 vota pro, 86 kundër dhe 11 abstenime dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për prokurimin publik”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.