Përzgjedhja e monitoruesve për 12 qarqet/ KQZ: Hedhja e shortit më 23 shkurt

TIRANË, 22 shkurt /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka njoftuar sot për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e monitoruesve në datën 23.02.2021, në orën 11:00, në ambientet e KQZ-së.

Ditën e nesër, datë 23 shkurt hidhet shorti për përzgjedhjen e monitoruesve në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të verifikimit paraprak të listës së monitoruesve bën thirrje publike për pjesëmarrje të monitoruesve, në shortin që do hidhet në datën 23.2.2021, ora 11:00 në ambientet e KQZ-së, për përzgjedhjen e monitoruesve për 12 qarqet.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.