“Mos na hidhni në Instagram ore”/ Veliaj ironizon Bashën dhe tregon tramvajin tek sheshi “Nënë Tereza”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Në videon e Veliajt shfaqet një tramvaj prej lodre i linjës Sheshi “Nënë Tereza”–Kamzë.

Veliaj e shoqëron videon me fjalët: “Mos na hidhni në Instagram ore”, duke ironizuar kështu Bashën i cili iu drejtua me të njëjtat fjalë pak ditë më parë gruas së tij teksa e filmonte duke gatuar.

Ndërkohë në fund të videos shkruhet se: Gur, gur bëhet mur, por dhe muri do ustanin”. /j.p/r.e/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.