KINSAZHA, 22 shkurt /ATSH-ANSA/- Në sulm terrorist, në Kongo, humbi jetën ambasadori italian Luca Attanasio si dhe një karabinier që e shoqërontë atë.
”Sulmi nisi ndaj një karvani të Programit Botëror të Ushqimit (ëFP)”, deklaruan burime qeveritare.
Attanasio, një diplomat karriere u transportua në spitalin e qytetit të Goma. Motivi i këtij sulmi nuk është ende i qartë. /os/