HUNGARI – Parlamenti miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme antiCOVID-19

BUDAPEST, 22 shkurt /ATSH-DPA/ – Parlamenti hungarez ka miratuar një zgjatje tjetër 90-ditore të gjendjes së jashtëzakonshme aktuale kundër pandemisë, duke e lejuar qeverinë të vendosë masa për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Në një votim sot në mbrëmje, 133 parlamentarë nga qeveria e djathtë nacionaliste votuan pro, ndërsa 55 votuan kundër.

Kjo është hera e dytë që qeveria e kryeministrit Viktor Orban merr miratimin për një zgjatje, pas një gjendje urgjence të parë të vendosur për vetëm 15 ditë në fillim të nëntorit.

Gjendja e jashtëzakonshme lejon qeverinë të mbyllë restorantet dhe institucionet kulturore, si edhe të vendosë një shtetrrethim nate midis orës 20:00 dhe 05:00, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e virusit.

Situata është përkeqësuar në Hungari kohët e fundit.

Autoritetet raportuan 2 623 infeksione të reja në 24 orët e fundit, gati dyfishi i numrit të një javë më parë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.