COVID-19 – Sanofi dhe GSK fillojnë provën për versionin e riformuluar të vaksinës së tyre

PARIS, 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Sanofi filloi sot një provë të re klinike të ashtuquajtur “faza 2” për vaksinën kandidate kundër COVID-19 të zhvilluar me britanikun GSK, pas vlerësimit të versionit të parë në vjeshtë, duke shpresuar për t’i vënë në dispozicion në tremujorin e katërt, njoftoi laboratori francez.

“Ky studim i ri i fazës II do të vlerësojë potencialin e një formulimi të rafinuar të antigjeneve për të arritur një përgjigje optimale imune, veçanërisht tek më të moshuarit” theksoi grupi në një komunikatë.

Studimi i mëparshëm i fazës I/II, për këtë vaksinë të parashikuar fillimisht për verën e vitit 2021, arriti në përfundimin në dhjetor për një efikasitet të pamjaftueshëm tek personat mbi 50 vjeç.  Kjo vaksinë është proteinë rekombinante me ndihmës, një teknologji më tradicionale sesa vaksinat mesazheve me ARN mesagger të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.