COVID-19 – Një dozë vaksine më se e mjaftueshme për ata që e kanë kaluar infeksionin

ROMË, 22 shkurt /ATSH-ANSA/ – Personat që tashmë e kanë kaluar COVID-19, një dozë e vaksinës “Pfizer” ose “Moderna” rrit mbrojtjen imune edhe ndaj varianteve, ndërsa një dozë e dytë nuk jep efekte të veçanta dhe mund të shmanget, sipas dy studimeve, ende të pabotuara, nga Qendra e Kërkimit të Kancerit “Fred Hutchinson” në Seattle dhe Universiteti i Nju Jorkut.

Hulumtimi i parë bazohet në testet e gjakut të një mostre prej dhjetë vullnetarësh, që e kishin kaluar sëmundjen, shtatë prej të cilëve ishin vaksinuar me një dozë “Pfizer” dhe tre me një të “Moderna”-s.

“Vaksina ka rritur nivelin e antitrupave në gjak me mijëra herë”, shpjegon “Neë York Times” një nga autorët, Andreë McGuire.

“Në testet laboratorike doli që jo vetëm antitrupat e zhvilluar nga të vaksinuarit duken më efikase, sesa ata të atyre që kanë pasur dy doza të vaksinës, por jo infeksionin, por gjithashtu ata qenë në gjendje të zhduknin edhe variantin afrikanojugor të virusit”, shtoi ai.

Studimi i dytë, gjithashtu, tregon se një dozë e vetme është mëse e mjaftueshme.

Në këtë rast, u studiuan 32 subjekte, të cilët, pasi kishin kaluar COVID-19, përfunduan etapat e vaksinimit.

Sipas autorëve, fuqia në sistemin imunitar u konfirmua  që me dozën e parë, ndërsa doza e dytë nuk duket se ka efekte të rëndësishme, një sjellje e vërejtur tashmë për viruse të tjera./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.