Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 5 fluturime të konfirmuara për të martën

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 5 fluturime për ditën e martë, datë 23 shkurt 2021.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim.
e.xh//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.