Vaksinimi antikovid/ 93-vjeçarja Tefta Poce ndër të moshuarit e parë të vaksinuar sot

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto me një 93-vjeçare, ndër të moshuarat e para të vaksinuara.

“Nënë Tefta Poce, plot 93 vjeç, është ndër të moshuarit e parë që u vaksinua sot në Stadiumin Air Albania”, u shpreh Manastirliu.

Sot ashtu siç ishte njoftuar ditë më parë ka filluar vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç, ndërkohë që vijon vaksinimi personelit shëndetësor. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.