Agjencia Telegrafike Shqiptare

Vaksinat ”pushtojnë” emoji-t e ”Apple”

SAN FRANCISKO, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Gjiganti i telekomunikacionit ”Apple” do të prezantojë 200 emoji të rinj në iPhone dhe iPad, me një fokus të veçantë në ato me temë nga vaksinat.

Përditësimi i radhës për iOS 14.5 dhe iPadOS 14.5 do të ketë një sërë ikonash kushtuar një trendi që ka të bëjë me vaksinën antiCovid-19.

Për këtë arsye, ”Apple” ka vendosur të prezantojë emoji të rinj, por edhe të përshtasë ata ekzistues me këtë grup të veçantë.

Si gjithmonë, emoji-t e rinj u miratuan nga konsorciumi ”Unicode” shtatorin e kaluar.

Kjo është organizata që krijon kodin për emoji-t e ndryshëm, që më pas merren nga çdo kompani që i përdor ato, përfshirë Facebook dhe Twitter./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version