Elbasani në aksin strategjik të investimeve/ Balla: Dyfishuam punësimin, e kthyem në një atraksion turistik

 

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Elbasani është pjesë e projektit “Shqipëria 2030” dhe pjesë e aksit strategjik të investimeve, ku përfshihen Durrësi, Tirana dhe Elbasani.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit, së bashku me kryeministrin Rama, Balla tha se qeveria nuk është kursyer në investimet në Elbasan, ku punësimi është dyfishuar, investimet e kanë kthyer këtë qytet në një atraksion turistik.

“Do doja të krijoja një diskutim në nivel qarku për sfidat dhe në kuadër të platformës Shqipëria 2030. Edhe Elbasani ka platformën e saj në Shqipëria 2030. Nëse hedhim sytë pas, në vitin 2013 duhej 1 orë e 30 minuta për të shkuar nga Elbasani në Gramsh, tashmë duhen vetëm 45 minuta dhe ky aks mund të shfrytëzohet edhe për vijuar drejt Korçës, pa kaluar nga Librazhdi”,- tha Balla.

“Nëse shkojmë në Belsh, aty shohim një transformim total. Nëse shkojmë në Cerrik, aty shohim shembull të qartë të mirëqeverisjes. Në Cerrik janë tetë vite të humbura nga qeverisja vendore e PD e LSI, ndërsa tashmë, me marrjen e pushtetit vendor nga PS, vitet e kemi investime me cilësi, që i rrezistojnë kohës dhe janë me cilësi. Mbështetja e qeverisë ka qenë maksimale, por punët pa duk nga Bashkia e drejtuar herë nga PD e herë nga LSI kanë bërë që ky qytet të njohi zhvillim vetëm pas vitit 2019”,- shtoi Balla.

“Në Librazhd janë realizuar të gjitha pritshmëritë, por s’kemi shkopin magjik që ta transformojmë brenda 4 apo 8 viteve të gjithë qarkun. Kemi shumë projekte transformuese. Unë jam krenar që qeveria gjermane do investojë në Elbasan si asnjëherë tjetër më parë. Ka përfunduar në Librazhd e Prrenjas, tanimë 13.8 milionë euro janë investime në Elbasan në kanalizim e ujëra”- vijoi Balla.

“Turizmi në Elbasan, është një fokus tjetër i qeverisë. Këtu ku jemi kemi muzeun Etnografik të Elbasanit. Këtu është një shtëpi e vjetër elbasanase. Model i turizmit në Elbasan është dhe  kalaja e Elbasanit, e cila është kalaja më e madhe fushore në Ballkan, ku gjen brenda 500 metra katrorë, gjen edhe xhaminë, katedralen, dhe objekte të kultit hebraik. Kemi projekte me kryebashkiakun për këtë. Elbasani i vitit 21-25 ka dy prioritete, bypass-in që është domosdoshmëri, edhe për shkak të transformimit të madh të infrastrukturës, dhe linja hekurudhore, ku kemi një projekt shumë të madh. Asnjëherë nuk e shohim zhvillimin e Elbasanit pa bashkitë e  tjera, përfshirë këtu dhe Peqinin. Kush e ka shijuar kuzhinën tradicionale të Peqinit, mund ta kuptojë se dhe ajo është një atraksion turistik”,- nënvizoi Balla.

“Ne duam ta kthejmë Elbasanin në një atraksion në fundjavë edhe për Tiranën. Qytetarët e Tiranës në fundjavë s’duhet të iki vetëm në Durrës, por edhe në Elbasan. Asetet turistike të Elbasanit janë mjaft atratktive, Funari, Sotira…etj. E fundit, që lidhet me punësimin. Jam i gatshëm të përballem me këdo, për numrin e të punësuarve në Elbasan, pasi kemi arritur ta dyfishojmë numrin e të punësuarve. Këtë e shoh tek ata që janë të regjistruar tek sigurimet shoqërore. Në 2013, ishin 30-40 mijë të punësuar, sot e dyfisuar kjo shifër. Shifër domethënëse në kuadër të objektivit për ta shndërruar Elbasanin në një aks investimesh ekonomike strategjike, Durrës, Tiranë, Elbasan”,-theksoi Balla. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.