Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Kushi: Ta promovojmë gjuhën shqipe së bashku

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ 21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka uruar këtë ditë të shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues.

“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!” – shprehet ajo.

Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.